23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Medresantët që kanë kryer shkollën e mesme në Medreset nuk pranohen në universitetet publike në Maqedoninë e Veriut

Medresantët që kanë kryer shkollën e mesme në Medresenë e Shkupit nuk po pranohen në universitetet publike në Maqedoninë e Veriut. Arsyeja e mosregjistrimit të tyre është se ata nuk kanë të kryer maturën shtetërore. Nga Universiteti i Tetovës kanë thënë se regjistrimi i tyre nuk është bërë për shkak se nuk plotësojnë kushtet dhe ligjin për arsim të lartë. “Në vitin akademik 2019/20, në afatin e parë dhe të dytë në Universitetin e Tetovës nuk është regjistruar asnjë nxënës me shkollim të mesëm të Medresesë, për shkak se sipas nenit 134 të Ligjit për arsim të lartë të RM-së (Gazeta Zyrtare nr.82/2018), të drejtën e regjistrimit në studimet e ciklit parë mund ta realizojë personi i cili e ka kaluar maturën shtetërore apo maturën ndërkombëtare ose që e ka përfunduar arsimin e mesëm katërvjeçar sipas rregullave para se të vendoset matura shtetërore”, thuhet në përgjigjen e UT-së për Almakos. Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë ka pasur tre kandidatë, por që nuk është pranuar asnjëri prej tyre me arsyetimin e ligjit. Por nga ana tjetër, nga BFI-ja ende nuk ka një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë problem.

Të fundit