25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mehmedoviq: Masat anti-virus duhet të mbeten, të mos i përsërisim gabimet e vendeve tjera

Mjeku Zllate Mehmedoviq, i cili është edhe zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka folur për gjendjen epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut dhe masat anti-covid.

Në intervistë për “Sloboden Pecat”, ai tha se ende është e lartë incidenca te personat që janë përgjegjës për transmetimin e virusit në ambiente të mbyllura, e ato janë personat e rritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne kemi ende një numër relativisht të lartë të të infektuarve të rinj dhe nëse i heqim maskat në këtë pikë do të linim një grup të madh njerëzish të pambrojtur dhe të ekspozuar ndaj virusit, ndërsa ne e dimë që maska ​​mbron”.

“Ende jemi të mendimit se nuk duhet të bëjmë ndryshime në këtë pjesë, le të qëndrojnë maskat për një kohë, që të mos përsërisim gabimin e vendeve të tjera, si Britania, Suedia, Danimarka”, theksoi Mehmedoviq.

Të fundit