29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Melinda Rashidi nga Lëvizja BESA, takohet me ambasadoren e SHBA-së, Bërns

Në hapësirat e zyrave të NDI-së në Shkup, anëtarja e Kryesisë Qendrore e Lëvizjes BESA Melinda Rashidi, realizoi takim koordinativ me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Mari Bërns si dhe me përfaqësuesit e NDI-së dhe të USAID-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Takimi, theksohet në kumtesën e Lëvizjes BESA u realizua në kuadër të aktiviteteve javore për të shënuar “Javën e të Drejtave të Grave dhe Barazinë Gjinore”.

Në këtë takim pjesëmarrëse ishin edhe kryetare të forumeve të grave nga subjektet politike ne Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nisma për bashkëpunim ndërmjet grave ka për qëllim avancimin e barazisë gjinore dhe pozitës së gruas në vendimmarrje, nisma për të cilën shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe përkrahje vetë ambasadorja si dhe përfaqësuesit e organizatave në fjalë. .

Të fundit