12/10/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Memedi takoi ambasadorin e Holandës, Dirk Jan Kop

Kryesia e ngushtë partiake e RDK-së e udhëhequr nga kryetari i sajë Vesel Memedi, sekretari i përgjithshëm Suhejl Fazliu si dhe nënkryetari Premtim Iseni, realizuan takim zyrtar me ambasadorin e Republikës së Holandës në Shkup Dirk Jan Kop.

Kryetari Memedi, falënderoi ambasadorin për përkrahjen e fuqishme të Holandës ndaj vendit tonë drejt integrimit në NATO dhe BE, dhe kërkoi nga ambasadori që edhe më tutje të ofrojnë përkrahje deri në rrumbullaksimin e misionit drejt BE-së, nga ana e vendit tonë.

Kryetari i RDK-së Memedi, theksoi se forcat destruktive në vend janë më të zgjuara politikisht se kurdo herë më parë, dhe për këtë arsye kërkohet vigjilencë e madhe nga forcat demokratike. Kryetari Memedi theksoi se Maqedonia e Veriut nuk është imune ndaj kësaj përplasjeje, dhe se mënyra e vetme e ballafaqimit me këto forca destruktive është krijimi i shtetit ligjor, sundimi i ligjit, reformimi i gjyqësorit, dhe shumë fusha tjera të drejtësisë. Nuk ka dilemë se komuniteti ndërkombëtarë ka bë një punë të palodhëshme në ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe rendit, në vend dhe rajon, por në të njejtën kohë kërkohet përkrahje edhe më e madhe në sundimin e ligjit, sepse këto dy vlera të larta gjithmonë shkojnë sëbashku në mënyrë paralele, theksoi nëmes tjerash kryetari Memedi.

Ambasadori i Holandës z. Dirk Jan Kop faleminderoi delegacionin për vizitën, dhe përgëzoi rolin konstruktiv të RDK-së gjatë anëtarsimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe se Holanda do të vazhdoj të mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.

Shërbimi për Informim – RDK

Të fundit