Një 35 vjeçar nga Shkupi është personi më i ri, në mesin e 35 pacientëve të vd ekur nga Covid-19, që u raportuan të martën nga Ministria e Shëndetësisë. 23 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, ndërsa 12 pacientë janë paraqitur me vonesë nga sistemi “Termini im”, të cilët kanë ndërruar jetë muajin e kaluar, tregon Shaban Memeti, Drejtori i Institutit të Shëndetit publik, ku përpunohen të dhënat. Memeti thotë se shifrat nuk manipulohen, ngaqë shteti nuk ka asnjë interes që të ketë numër të lartë të të vd ekurve.
“Nuk mund të shtosh një vd ekje, e as një individ sikur ka vd ekur në një qytet të caktuar. Kjo është shumë serioze, shteti nuk mund të rrit vd ekshmërinë që të merr donacione, është absurd nëse dikush mendon“, tha Shaban Memeti, drejtor i IShP.
Pacientët mund të përfundojnë me fatalitet edhe si pasojë e variantit Omicron, në qoftë se nuk janë të vaksinuar, tregon Memeti.
“Rastet të cilat kanë Omicron por nuk janë të vaksinuar do të kenë klinikë të caktuar, ka raste që kanë edhe vd ekshmëri nga Omicroni, këtu dua të theksoj vaksinimin, rolin e vaksinimit në mbrojtjen dhe sigurinë nga Covid-19“, theksoi Shaban Mehmeti, drejtor i IShP.
Në bashkëpunim me institucionet tjera drejtori Memeti thotë se kanë ngritur iniciativë për një studim të detajuar për pacientët që ndërrojnë jetë nga virusi korona, se cilat janë shkaqet e vërteta dhe përse vazhdon të jetë aq i lartë numri i vi ktimave.
“Analiza duhet të përfshijë çdo vd ekshmëri, çdo vd ekje nga Covid, sëmundjet shoqëruese në detaje dhe cila është esenca që njeriu ka ndërruar jetë. Ky është një studim dhe varësisht nga të dhënat dhe bashkëpunimi që do të kemi në këtë rast ISHP me QSHP-të dhe spitalet përkatëse asnjë gjë tjetër“, deklaroi Shaban Mehmeti, drejtor i IShP.
Bazuar në analizat e epidemiologëve piku i kësaj vale do të fillojë të bie nga 10 shkurti. E sipas të dhënave të fundit, në vendin tonë deri tani si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 8.444 persona.