23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Memishi: Dikush po tenton ta nënçmoj Sllatinën në kohë fushate, por është e kot!

Kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Tearcës ka reaguar nëpërmes një postimi kundër siç thotë ai, nënçmimit të Sllatinës në kohë fushate për interesa personale.

“Për të satën herë dikush po tenton të nënçmoj Sllatinën vetëm në kohë fushate dhe për interesa të ngushta klanore dhe biznesore por JO, Sllatina kësaj radhe ka vendosur njëherë e mirë këtë të keqe për ta fundosur. Iniciativat parazgjedhore i ka të njohura mirë ky fshat, ata po mundohen t’i fryn përçarjes. As bagerat e as tamponimi i rrugëve në fushatë nuk i ndihmon, pasi që Sllatina është më e bashkuar se asnjëherë më parë dhe goditjen do ta marrin më 17 Tetor duke rrethuar numrin 16”, ka shkuar Memishi.

Ai më tutje ka thënë se Besa ka projekte konkrete për të bërë ndryshimin e shumë pritur. Ka paralajmëruar edhe një surprizë që sipas tij do të vijë shumë shpejtë.

Të fundit