04/12/2022
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Menaxhimi i financave nga shqiptarët/ Bela: Hap pozitiv por me përgjegjësi, presim bashkëpunim më të thellë me odat

Recisioni prej 3 përqind , borxh I lartë public prej 4.56 mld euro, ulja e konsumit , zvoglim të investimeve, të ardhura totale në ulje, zvoglim të remitencave janë sfidat që do të duhet menaxhojnë ministritë, ajo e finansave e përfaqësuar tani më nga një shqiptar dhe ministria ekonomisë.

Menaxhimi i të gjitha posteve ekonomike nga shqiptarë, fella e analistëve ekonomik e vlerësojnë si pozitive por njëkohësisht dhe problematike pasi që vetë situata me pandeminë do ti kufizojë ata në veprime. Sipas tyre ministritë do të kenë një përgjegjësi më të lartë për të dëshmuar kapacitet dhe aftësit që si popull i posedojmë.

“Mendoj se shoqeria në RMV duhet qëndrojë larg paragjykimeve mbi udheheqjen e dikastereve minsitrore nga shqiptaret sepse kjo me se shumti varet nga vet profilet dhe kapitali njerëzor dhe besoj se në shoqërinë shqiptare në përgjithësi ka pësuar ndryshime të mëdha ku kuadrot shqiptar si nga brenda dhe jasht vendit kanë fituar njohuri shkathtësi dhe kanë treguar performance se mund të jenë të suksesshëm. Jemi në periudhë shum të vështir më vie keq per kuadrot që duhet udhëheqin me dikasteret posacërisht aspektin ekonomik dhe ministrinë e finansave ku dihet se ne në përgjithësi na pret një recision apo rritje negative ekonomike me 3 përqind . Ministria e finansave ka një përgjegjësi më të lartë pasi që me veti kemi pritur që këtë resor ta udhëheq një shqiptarë andaj gjitha problemet që kanë të bëjmë me zhvillimin e barazisë së investimeve rajonale ndoshta do të ketë diskriminim pozitiv që të arrihet një nivel i investimeve që do të bëhen në rajonet ku ka pasur investime me intesitet më të ulët, do të thotë rajonet shqiptare”, u shpreh profesori ekonomik Bujamin Bela.

Profesori Bela thotë se tani është momenti dhe për bashkëpunim më të madh të ministrisë së finansave dhe ekonomisë me odat ekonomike për realizim të qëllimeve ekonomike rezultat që sipas tij do të jet në interes shtetëror.

“Besoj se së bashku me një kordinim ndërinstitucional dhe qeveritar në ëprgjithësi do të dalin në pah kërkesave por kemi limit të caktuar që nuk guxojmë të dalim pasi që performancat dhe indikatorët makroekonomik nuk janë të nivelit sin ë të kaluarën.Të ardhurat e buxhetit që duhet menaxhon minsitria e finansave janë në rënie e sipër në gjith indikatorët.shpresoj se me menaxhim efikas dhe racinal të të ardhurave kërkesave bazike ti jepet prioritet pasi që në të kaluarën ndoshta kemi hasur në vesh të shurdhur ndaj institucioneve për kërkesat dhe interesat e biznesit në përgjithësi”, theksoi Bela.

Porosia që duhet ta kuptojë qeveria nëse duan rezultate të mira ekonomike, mbetet në orientimin e tërë kapacitetit për të vënë nën kontroll situatën me pandeminë me covid 19. Masat ekonomike duhet mirë të gërshetohen me masat shëndetësore që virusi COVID-19 të mos e bllokojë tërësisht sektorin real siç ndodhi në fillim të pandemisë.

Analistët thonë se porosia që duhet kuptojë qeveria e ardhëshme nga 27 degë të industries, në 24 prej tyre është regjistruar rënie e prodhimit industrial.(TVM 2)

Të fundit