16/04/2024
16.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Menduh Thaçi u takua me Gent Cakaj | FOTO

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në Shkup takoi Ministrin në Detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në këtë takim u diskitua rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, theksojnë nga shërbimi për Informim – PDSH, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari Thaçi në takim e njoftoi z.Cakaj me proceset reformuese të rëndësishme për plotësimin e parakushteve për të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.

Cakaj vlerësoi positivisht përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në drejtim të përmbushjes së reformave strukturore dhe kursit Euro-Atlantik, si dhe rolin konstruktiv dhe aktiv të PDSH-së në këtë proces, theksojnë nga shërbimi për Informim – PDSH, përcjellë Televizioni Koha.

 

Të fundit