24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mëngjesi më i ftohtë në Berovë, pasdite priten reshje shiu

Mëngjesi i sotëm më i ftohtë në Berovë me -1 gradë, ndërsa maksimumi 9 gradë është matur në Ohër. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, zero gradë janë matur në Kodrën e Diellit, tre në Kriva Pallankë, Lazaropole, Hanet e Mavrovës dhe Strumicë, katër në Krushevë, Shkup-Petrovec, Shtip dhe Demir Kapi, gjashtë në Gjevgjeli, shtatë në Dibër, tetë në Dojran, Pretor, Kumanovë, Manastir, Tetovë, Prilep, Vinicë dhe Shkup-Zajçev Rid.

Moti sot do të jetë i vranët, duke filluar nga pjesët jugore me reshje shiu, të cilët në shumë vende pasdite dhe në mbrëmje do të jenë të rrëmbyeshme dhe të bollshme (mbi 30 l/m2). Në male dhe në disa vende më të larta në pjesët perëndimore reshjet deri në fund të ditës do të kthehen në borë, ndërsa gjatë natës në këto zona pritet edhe formimi i shtresës së borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 8 deri në 13 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët, pasdite dhe gjatë natës me më shumë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

Të fundit