29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mërgimtarët alarmojnë, kemi probleme me regjistrimin

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë shtetit kanë pasur një sërë ankesash, ata thonë se e kanë të pamundur regjistrimin e të dhënave. “Unë tentova të regjistrohem, në faqen e parë ku kërkohet numri i amzës, emri dhe mbiemri, kjo është krejt në rregull deri kur ta dërgojnë kodin në e-mail. Kur e marrim kodin në e-mail atëherë kemi probleme. Kur do të vazhdosh, aty ku klikon ruaj, procesi nuk vazhdon. Hapet ajo faqja e interneti, ku thotë nuk jeni të kyçur në internet.

Ka probleme dhe shumë njerëz ankohen”, thotë Alisetar Ramadani nga Lidhja e diasporës shqiptare. Ai thekson se ka interesim të madh nga ana e mërgimtarëve për t’u regjistruar, por nënvizon se ka munguar një informim paraprak nga ana e shtetit.

Selami: Problemet do të mënjanohen, nuk ka vend për shqetësim

Zëvendësdrejtori i Entit të Statistikës Ilmi Selami konfirmon se probleme ka pasur, por se ato janë evituar gjatë ditës. Sipas tij shtetasit që jetojnë jashtë vendit nuk duhet të shqetësohen, meqë ata do të kenë edhe një mundësi të dytë në rast se nuk arrijnë të regjistrohen përmes sistemit online.

Të fundit