29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mërgimtarët e Hamburgut, Berlinit dhe ata të Kopenhagenit janë të vendosur të shpëtojnë vendin

Ata janë gati të ndëshkojnë me votë ata që i përzunë! Ata e dinë më mirë e qartë edhe se sa ne që jemi opozitë, se BDI-ja dhe krerët e saj janë përgjegjës qoftë aktiv a qoftë pasiv, se vetëm fakti që kanë dëgjuar se si shahehin, diskriminoheshin, nuk punësoheshin dhe anatemoheshin shqiptarët a ndërkohë ata kanë vazhduar kanë marrë rrogat e tyre, të bën të kuptosh se nëse jo ideator ata kanë qenë patjetër bashkëpunëtorë e realizues të rrëminimit të vendit. Të ndërgjegjshëm për shkaqet e dështimit të pushtetit, të gatshëm kurdoherë e pa u dorëzuar për vendin e tyre, mërgimtarët e Hamburgut, Berlinit dhe ata të Kopenhagenit janë të vendosur të shpëtojnë vendin. Ata janë pjesë e një prej aleatëve më të mëdhenj të Aleancës tonë, jemi krenarë për Aleancën me Mërgatën, ose më drejtë me Djemtë e Shpresës, ata vijnë në 12 prill për të treguar se është Koha e Popullit… Koha e Tyre! 

Të fundit