25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mërgimtarët nga Suedia dhurojnë donacion mbi 400 mijë euro për Spitalin e Podujevës

Mërgimtarët nga Suedia, përmes Shoqatës “Liria” dhe “Human Bridge”, kanë dhuruar një donacion me vlerë rreth 400 mijë euro për Spitalin e Podujevës.Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, të shoqëruar nga bashkëpunëtorë llapjanë, morën pjesë në pranimin e këtij donacioni.
Në njoftimin e Komunës së Podujevës, falenderojnë bashkëatdhetarët për këtë donacion me pajisje mjekësore për Podujevën.
“Human Bridge” dhuron donacion për Komunën e Podujevës“Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me deputetin Fitim Haziri, i cili ishte edhe një ndër ndërmjetësit e sigurimit të donacionit, drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, dhe stafin menaxherial të QKMF-së, dje kanë pranuar një donacion me pajisje shëndetsore nga organizata “Human Bridge”. Në këtë donacion përfshihen pajisje të ndryshme si: aparatura shëndetsore, karriga për shoqatën “Handikos”, tavolina, karroca, pajisje fizioterapie, dyshek, material shpenzuese dhe materiale të ndryshme spitalore. Me këtë rast kryetari Bulliqi falënderoi donatorët duke thënë se çdo donacion i kësaj natyre është ndihmë për sistemin shëndetsorë dhe qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

Të fundit