25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mërgimtarët pritje deri në 8 orë në pikat kufitare Serbi Hungari

Një pjesë e madhe e mërgimtarëve që janë kthyer drejt vendeve europerëndimore pas pushimeve në vendlindje kanë shprehur ankesa dhe shqetësime për pritjet e gjata në pikat kufitare, sidomos ato në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë si dhe në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.

Në disa pamje të publikuara së fundi nga mërgimtarët që po kthehen në Evropë, shihet se kolonë tejet e gjatë është pikërisht në pikën kufitare Serbi-Hungari.

Madje sipas disa qytetarëve që janë në këtë pikë thuhet se pritja ka zgjatur deri në 8 orë.

E ngjashëm situata duket se ka qenë edhe në kufiri Serbi-Kroaci. Në një fotografi të realizuar nga një prej mërgimtarëve, shihet se kolona është tejet e gjatë.

Të fundit