29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mërgimtarët siguruan ndihmë humanitare për kategoritë e rrezikuara në Kërçovë

Një grup kërçovarësh që jetojnë dhe punojnë në Viskansa, SHBA mbledhin mjete financiare që të ndihmojnë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve në Kërçovë dhe rrethinë.

Kryetari Mustafa Ahemi nga shoqata “Art Studio”, e cila është angazhuar të ndajë ndihmën humanitare, theksoi se paketat përmbajnë ushqim dhe mjete higjienike.

“Do të ndihmohen kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, fëmijët pa prindër në Kërçovë dhe rrethinë. Me këtë ndihmë duam t’u ndihmojmë njerëzve që më lehtë t’i kalojnë këto ditë të vështira të pandemisë, por edhe në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit”, theksoi Ahmeti.

Ai informoi se pakot do të distribuohen gjatë aktiviteteve të tyre. rz/sn/

Të fundit