19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Merkel: Gjermania ende është në fillim të pandemisë

Gjermania ende është në fillim të pandemisë me Kovid-19 dhe do të duhet të jetojë me të një kohë të caktuar, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Ne nuk jemi në fazën finale të pandemisë, ende jemi në fillim. Fitojmë kohë dhe do ta shfrytëzojmë që ta përforcojmë sistemin shëndetësor gjerman”, tha Merkel.

Ajo shtoi se Organizata botërore e shëndetësisë është partner i domosdoshëm i Gjermanisë dhe se do ta përkrah punën e OBSH-së.

“Pandemia mund të fitohet vetëm globalisht”, u shpreh Merkel.

Kancelarja gjermane shtoi se nevojiten masa të ashpra, që të ruhet dinjiteti i të gjithëve dhe se vaksina, kur të zbulohet, duhet të jetë e qasshme për tërë botën. bsh/

Të fundit