23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Merr flakë një makinë para Kryeministrisë

Shpërthen në flakë një makinë para Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35, teksa makina ishte në ecje e sipër.

Në vendin e ngjarjes mbërriti shërbimi zjarrfikës, duke vënë nën kontroll flakët e zjarrit.

Fatmirësisht nga djegia e mjetit, nuk ka të lënduar në njerëz, pasi drejtuesja e mjetit shtetasja L.H., ka zbritur nga mjeti.

Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale, si pasojë e një defekti teknik, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Të fundit