18/04/2024
3.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mesazhi më i rëndësishëm i Marrëveshjes së Prespës është se çdo problem ka zgjidhje nëse ka vullnet politik

“Për mua mesazhi më i rëndësishëm i Marrëveshjes së Prespës është se çdo problem është i zgjidhshëm nëse ka vullnet dhe guxim politik”, tha Miroslav Lajçak, i dërguari special për dialogun Prishtinë-Beograd, në një intervistë për “TV21″.

Ai shton se ky problem ekziston për shumë vite “disa menduan se nuk do të zgjidhej kurrë, por megjithatë me vullnetin e duhur politik, guximin dhe lidershipin u zgjidh”.

Do të citoj Nelson Mandelën: “Gjithmonë duket e pamundur derisa të bëhet. Prandaj e konsideroj veten menaxher krizash, si zgjidhës problemesh. Nëse keni një problem, le të gjejmë një zgjidhje. E përsëris, nuk ka probleme të pazgjidhshme. Tani ne mund të jemi të frustruar, veçanërisht ju këtu në Maqedoninë e Veriut, por le të kujtojmë faktet. Ju dëshironi të jeni pjesë e BE-së, dhe BE-ja dëshiron të njëjtën gjë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ju nuk keni pse të bindni dhe të shpjegoni. Do të jetë”, tha Lajçak.

Të fundit