06/12/2022
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mesi është lojtari më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve sipas golave dhe numrit të ndeshjeve

Sulmuesi i Barcelonës, ​​Lionel Mesi është shpallur lojtari më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve sipas numrit të golave ​​të shënuar dhe numrit të ndeshjeve të luajtura.

Argjentinasi është lider në renditjen, me 114 gola të shënuar në 141 ndeshje në garën elitare, apo me proporcion 0,8.

Rivali i madh i Mesit, Kristiano Ronaldo, është i treti.

Lojtarët më të mirë në Ligën e Kampionëve sipas golave ​​të shënuar në ndeshjet e luajtura:

1. Lionel Messi (141 ndeshje, 114 gola, proporcion 0,8)

2. Rud van Nisterloj (73 ndeshje, 56 gola, 0,77)

3. Kristiano Ronaldo (169 ndeshje, 128 gola, 0,76)

4. Robert Levandovski (86 ndeshje, 64 gola, 0,74)

5. Nejmar (57 ndeshje, 35 gola, 0,61)

6. Filipo Inzagi (81 ndeshje, 46 gola, 0,57)

7. Edinson Kavani (62 ndeshje, 35 gola, 0,56)

8. Sergio Aguero (71 ndeshje, 39 gola, 0,55)

9. Karim Benzema (119 ndeshje, 64 gola, 0,54)

10. Raul (142 ndeshje, 71 gola, 0,5). bs/bsh/

Të fundit