20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mësim dhe vlerësim elektronik për nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe studentët derisa të zgjatë gjendja e jashtëzakonshme

Mësim, pyetje (dhënie të provimeve) dhe vlerësim në shkollat fillore, të mesme dhe fakultete do të zhvillohet në mënyrë elektronike derisa të zgjatë gjendja e jashtëzakonshme në vend.

Mjete për komunikim elektronik mund të jenë platforma të video-konferencave, posta elektronike ose sisteme tjera për shkëmbimi të të dhënave elektronike me dy drejtime dhe të cilat prej tyre do të shfrytëzohen, vendos institucioni arsimor (shkolla fillore, shkolla e mesme, fakulteti).

“Për periudhën e organizimit të mësimit në shkollat fillore dhe të mesme përmes mësimit me telekomandë gjegjësisht mësimit nga shtëpia, mësimdhënëse mund të bëjë vlerësimin e nxënësve. Me zbatimin e mjeteve për komunikim elektronik mund të zbatohen pyetje, testime të nxënësve ose të shfrytëzohen forma tjera të konfirmim dhe vlerësimit të diturisë së nxënësit”, kumtoi Qeveria e cila në seancën e djeshme i solli dekretet me të cilat hyjnë në fuqi këto vendime.

Me dekretin për Ligjin për arsimin e lartë në gjendje të jashtëzakonshme, përveç kryerjes së programeve studimore dhe kontrollit të diturisë së studentëve në të gjitha tre ciklet e arsimit të lartë, rregullohen edhe mënyra e vazhdimit të mandatit të organeve dhe trupave të institucioneve të arsimit të lartë gjegjësisht institucioneve publike shkencore, si dhe afati për vlefshmërinë e akreditimeve të vazhdueshme, gjegjësisht ri-akreditim të programeve studimore.

Sipas Dekretit (ri)akreditim të programeve aktuale studimore të gjitha tre cikleve të arsimit të lartë, vlefshmëria e të cilëve është ndërperë ose do të ndërpritet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, vazhdon të vlejë të paktën një vit nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti,

Edhe puna e Shërbimit profesional në institucionet e arsimit të lartë gjegjësisht institucionet publike shkencore do të kryhet me zbatimin e mjeteve për komunikim elektronik.

institucioni i arsimit të lartë i cili deri në ditën e skadimit të mandatit të organeve dhe trupave, nuk ka bërë përzgjedhjen e organeve dhe trupave të rinj, mandati u vazhdon deri në zgjedhjen e organeve dhe trupave të rinj. Institucioni i arsimit të lartë është i obliguar më së voni në afat prej 30 ditëve nga dita e ndërprerjes me vlefshmërinë e këtij Dekreti të fillojë, gjegjësisht ta vazhdojë procedurën për përzgjedhjen e organeve dhe trupave nga paragrafi 1 të këtij neni.

Përcaktimet nga Dekreti për Ligjin për arsim të lartë nuk kanë të bëjnë për mobilitet ndërkombëtar fizik dhe pjesëmarrje të tubimeve ndërkombëtare të programit studimor për ciklin e tretë të studime të doktoraturës. fb/

Të fundit