24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Meteor”, atraksioni i ri kulturor për Golemin

Duket si një objekt antik që deti e ka nxjerrë në bregun e Golemit. Një guaskë që sjell zëra nga brendësia. Një meteor që ka përshkuar universin.

Në fakt është një nga veprat e realizuara si pjesë e nismës “Art në Hapësira Publike”, një nismë shumëplanëshe, si një rikualifikim, jo vetëm artistik, por edhe urban i hapësirave publike.

Vepra e prezantuar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, titullohet “Meteor”, një vepër e mjeshtrit Kristaq Krisiko, një vlerë e shtuar dhe një atraksion kulturor i ri për Golemin.

“Një shembull i rijetësimit të hapësirave publike”, e ka konsideruar ministrja në prezantimin e veprës.

Nisma “Art në hapësira publike” angazhon një fond prej 200 milionë lekësh, një fond të cilin qeveria shqiptare ia ka besuar Ministrisë së Kulturës.

Kjo nismë vjen edhe për të sjellë frymën e edukimit përmes artit e të bukurës, si edhe për të krijuar një lidhje sinergjike mes lokacionit, komunitetit, artistëve ashtu si edhe me zhvillimin urban të zonës.

Në fazën e parë të kësaj nisme u identifikuan 18 lokacione në të gjithë Shqipërinë, ku do të vendosen veprat a artit.

Ky projekt, veprat e të cilit përzgjidhen përmes një konkursi ndërkombëtar, pritet të vazhdojë në kohë dhe të shtojë veprat e artit nga veriu në jug të vendit./ atsh /

Të fundit