24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mexhiti: BDI fituese e zgjedhjeve të 12 prillit, Taravari: BDI këto zgjedhje do ti humb

Ish kryetari i komunës së Çairit dhe aktualisht nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Izet Mexhiti në emisionin e sotëm debativ ‘Click Plus’ në Tv21 është përballur me sekretarin gjereral të ASH-së Arben Taravarin me të cilin kanë diskutuar mbi shumë çështje e mes tyre edhe debatin e shumë kërkuar mes Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit.

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti duke folur për përbërjen e ardhshme qeveritare ka thënë se edhe këtë cikël zgjedhorë Bashkimi Demokratik për Integrim do të del fitues dhe si i tillë do të hyjë në Qeveri.

Ai ka folur edhe për koalicionet LSDM-BESA apo ASH-AAA.

“Me vet faktin që jemi përcaktuar të dalim vet me programin tonë në zgjedhje, para elektoratit, me raportin për rezultatet tona. Pra ne pretendojmë që edhe njëherë të marrim legjitimitetin e shqiptarëve dhe t’i përfaqësojmë shqiptarët. Historiku i BDI-së njihet se asnjëherë nuk ka hi si humbës në Qeveri. ka qenë në çdo përbërje sepse ka fituar shumicën e votave shqiptare”, deklaroi Mexhiti.

Ndërsa Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Taravari i kundëpërgjigjet, Mexhitit se BDI asnjëherë deri më tash, zoti Ahmeti nuk ka pasur konkurrencë politike, tashmë ka konkurrencë politike të vërtetë prej të cilës sipas tij, BDI do të humbë.

Asnjëherë deri më tash, zoti Ahmeti nuk ka pasur konkurrencë politike, tashmë ka konkurrencë politike të vërtetë prej të cilës unë mendoj se do të humbë”, tha Taravari.

Madje Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, në debat kundër nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti tha se kreu i Aleancës, Zijadin Sela me ëndje e pret ballafaqimin mediatik me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Me ëndje e pret këtë ballafaqim, që thjeshtë, argumentet faktet të cilat i kanë të dy partitë politike t’i shfaqin para popullatës. Fundi fundit e kanë edhe obligim moral”, tha Taravari.

Asnjëherë deri më tash, zoti Ahmeti nuk ka pasur konkurrencë politike, tashmë ka konkurrencë politike të vërtetë prej të cilës unë mendoj se do të humbë”, tha Taravari.

Taravari: BDI-ja koalicionoi me Ljube Boshkovskin, Mexhiti: Taravari ka qenë ministër në Qeveri së bashku me Boshkovski

Taravari akuzoi BDI-në se ka pasur koalicoon në Tetovë me Boshkovskin dhe jo vetëm. Ai përmendi edhe disa emra e parti tjera me të cilat sipas tij BDI-ja ka lidhir koalocion, raporton TV21.

Por Mexhiti ju kundërpërgjigj se Taravari ka qenë ministër në të cilën bën pjesë, Ljube Boshkovski, sepse sipas Mexhitit Boshkovski ështē tash me LSDM.

Të fundit