I pyetur se si do veprojnë në zgjedhjet e ardhshme se a do të dalin me lista të posaçme, Izet Mexhiti u shpreh se ata sot promovojnë fraksionin që është risi në Maqedoninë e Veriut, po nuk është risi në Evropë. Ai tha se ende ka kohë për zgjedhjet dhe se vlerësojnë se do ta fitojnë betejën brendapartiake.
‘Duke e patur parasysh se po promovohen si fronti evropian atëherë nuk kanë asnjë arsye të kundërshtojnë një arsye evropiane. Mendoj që është më e rëndësishme që verdikti apo si mendoni qytetari dhe votuesi se sa a është me status apo jo”, deklaroi Izet Mexhiti.
Mexhiti tha se ata do të marrin pjesë në mbledhje dhe do të jenë të zëshëm në qëndrimet e tyre.
“Urojmë që të jenë mbledhje mirë të organizuara dhe të mos jenë kuazi mbledhje si kjo 1 prill. Jo rastësisht ndoshta në atë ditë”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.