Mexhiti: Shqiptarët e përcaktojnë përfaqësuesin e vet në Qeveri, jo “sojuzat” e kancelaritë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Mexhiti: Shqiptarët e përcaktojnë përfaqësuesin e vet në Qeveri, jo “sojuzat” e kancelaritë

Dje në vend që të përgëzonim bashkimin e madh të partive të vogla shqiptare, fatkeqësisht konstatuam defaktorizimin e serishëm të votës shqiptare nga po këto parti. Shprehim keqardhje për dështimin e unifikimit të partive të vogla shqiptare të cilat nuk arritën të bëhen
bashkë për arsye të interesave të ngushta personale. Ky veprim i këtyre partive është në kundërshtim me interesat shqiptare dhe paraqet përpjekje dëshpëruese për të gjetur shpëtim në skenën politike.

Shkrirja e ashtuquajtur sojuz e Besës në LSDM është interes i tyre partiak dhe vendim i kryesuesve të këtyre partive. Gjithashtu, në paralajmërimin e djeshëm të sojuzit dhe në naracionin e vazhdueshëm të partive politike maqedonase, flitet për shantazhin që Bashkimi Demokratik për Integrim ia bën partive maqedonase për të drejtat e shqiptarëve.

Të dyja partitë maqedonase nuk dallojnë dhe thonë që nuk do të lejohet shantazhimi i koalicionimit nga ana e BDI-së për të drejtat e shqiptarëve dhe kërkojnë votën e qytetarëve që mos të kushtëzohen nga BDI. Përveç që kërkojnë votën e maqedonasve, ato po kërkojnë edhe partner
shqiptar që mos të lejojnë shantazhimin. Fatkeqësisht, u gjet edhe një parti margjinale shqiptare që u shkri në naracionin e parandalimit të shantazhit të partive maqedonase nga ana e shqiptarëve, e që është kushtëzim për drejtësi joselektive, për vende pune për shqiptarët, për zhvillim ekonomik në zonat shqiptare e kështu me radhë.

Po, e vërtetë është, ne i kushtëzuam partitë maqedonase për ta ndryshuar emrin e shtetit, për ta ndryshuar kushtetutën, për tu bërë pjesë e NATO dhe BE, për ta bërë këtë shtet dygjuhësor, për të paSur shqiptar Kryetar Kuvendi, për të arritur marrëveshje me Bulgarinë, për veting,
për vende pune për shqiptarët, për avancim të administratës dhe të tjera. Ky kushtëzim i joni e solli vendin në NATO, në prag të BE-së si dhe të barazisë etnike. Por, ky kushtëzim progresiv paska detyruar partitë maqedonase të kërkojnë dhe të gjejnë parti margjinale shqiptare e cila pranon
koalicion pa kushte nga etja për pushtet.

Ne si partia më e madhe e shqiptarëve dhe gardian i Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes së Prespës dhe të fqinjësisë së mirë, kemi për detyrë ti mbrojmë të drejtat e shqiptarëve dhe prandaj Qeveri në këtë vend nuk mund të ketë pa fituesin shqiptar në zgjedhje demokratike. Përfaqësuesin shqiptar në Qeveri e përcakton vullneti i shqiptarëve e jo vullneti i sojuzave dhe kancelarive.

Deklaratë e Izet Mexhitit

Bashkimi Demokratik për Integrim

Related posts

Seancë konstituive të Kuvendit më së voni për 20 ditë, duhet ta konvokojë Xhaferi

Televizioni Koha

Ivanovska: Ligji në asnjë rast, as në gjendje të jashtëzakonshme nuk i liron nga përgjegjësia personat që e kanë keqpërdorur pozicionin

Televizioni Koha

Mbërritën 12 respiratorë në Shkup, donacion i Bashkimit Evropian

Televizioni Koha

Leave a Comment