29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Afati më i shpejtë kur mund të krijohen kushte për zgjedhje është mesi i korrikut

Takimi i liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski do të mbahet më 12 maj, paralajmëroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Studio e hapur” në TV 24. Ai mbetet në qëndrimin se tani nuk është koha për zgjedhje, por për përballje me pasojat e pandemisë nga koronavirusi edhe në kuptimin shëndetësor, por edhe në atë ekonomik, edhe pse, siç thotë, nuk ka dilemë se kurdo që të mbahen zgjedhjet, VMRO-DPMNE do të fitojë.

“Unë nuk kam dilemë se kurdo që të mbahen zgjedhjet, VMRO-DPMNE do ta mposhtë LSDM-në. Do ta fitojë bindshëm dhe këtu nuk kam kurfarë dileme, as si njeri, por as si lider, dhe atë me dallim prej së paku numër dyshifror të deputetëve”, tha Mickoski.

Nuk duhet tani të ketë zgjedhje , thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, sepse tani jemi në epidemi, përkatësisht pandemi, në të cilën në baza ditore numërohen njerëz të cilët janë të infektuar dhe njerëz të cilët e humbin jetën. Nuk është në rregull, potencoi ai, në jehonë është fushata, të numërohen të infektuarit e rinj dhe eventualisht personat e vdekur.

Plotësisht, sipas Mickoski, problem është se si do të zhvillohet dita e zgjedhjeve përkatësisht sa ajo do të paraqiste mundësi për rritje të sërishme të numrit të të i nfektuarve. Gjithashtu, thotë lideri i partisë, në zgjedhje nuk mund të shkohet me program të bërë në janar, kur nuk ka pasur pandemi.

Sipas tij, afati më i shpejtë që mund të krijohen kushte për zgjedhje është mesi i korrikut, duke pasur parasysh atë që edhe nëse teorikisht nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme,e cila skadon nga mesi i majit, KSHZ-së i nevojiten së paku 50 deri 60 ditë për përgatitje. I ypetur se cili është momenti më i volitshëm për zgjedhje, ai tha se kjo do të ishte periudha në të cilën nuk do të ketë rrezik për shëndetin e qytetarëve, kur ekonomia do të qëndrojë në këmbë dhe do të ketë kushte për zgjedhje të drejta.

Ai në takimin e liderëve që duhet të mbahet javën e ardhshme pritet të bisedohet para së gjithash për gjendjen aktuale, për krizën shëndetësore dhe ekonomike, por siç thotë, nuk përjashton të bisedohet edhe për zgjedhjet.

Lidhur me atë çfarë vendimi pret nga Gjykata kushtetuese e cila duhet të debatojë rreth nismës për kushtetutshmërinë e Vendimit për shpërndarje të Kuvendit, lideri i VMRO-DPMNE-së thotë se do të presë vendimi të sillet para se të paraqesë çfarëdo lloj qëndrimi. megjithatë, tha, duhet të kihet parasysh se njëherë në Gjykatë është parashtruar një nismë e tillë dhe ajo nuk ishte vënë në rend dite. ab/

Të fundit