19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Do ta rrëzojmë Qeverinë deri në zgjedhje të parakohshme

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve çka do të bëjë partia pas dështimit të iniciativës për mbajtjen e referendumit kundër Marrëveshjes për Bullgarinë, tha se VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojnë ta rrëzojë këtë Qeverie deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Për atë nëse partia opozitare do ta mbështesë iniciativën të Majtës, tha se “lojën e dorëzimit të iniciativave mund ta luajmë deri në pafundësi”, por se është bërë precedent me iniciativën e VMRO-DPMNE-së, për çka kryetari i Kuvendit do të përgjigje një ditë.

“Por e patë, ne kemi dorëzuar iniciativë e cila është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Një njeri në Parlament e vendos veten mbi të gjitha ligjet dhe mbi Kushtetutën dhe krijon precedent. Ai precedent shumë shpejt do të bëhet praktikë dhe që të mos bëhet praktikë duhet të mbajë përgjegjësi ai që e ka krijuar atë precedent. Dhe ai një ditë do të përgjigjet, sepse nuk do të jetë përgjithmonë në atë vend, partia e tij nuk do të emërojë gjyqtarë dhe prokurorë, ai shumë shpejt do të jetë në opozitë dhe ai njeri do të përgjigjet për veprimet e tij,” tha Mickoski.

Njeriu i parë i partisë opozitare e përsëriti kërkesën e partisë së tij për dorëheqjen e kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

“Më së paku Kovaçevski duhet të thotë se ka dezertuar dhe të tërhiqet nga pozita e lartë në Qeveri. Në opinion dolën dy pretendime kontradiktore të Kovaçevskit, se ai e ka shfajësuar shkollimin, ka mbaruar fakultetin dhe më pas është regjistruar në studimet pasuniversitare, kështu që pas kësaj shërbimi nuk ka qenë më i detyrueshëm, disa muaj më vonë, tetë muaj, ka bërë një deklaratë se ka paaftësi mjekësore dhe se për shkak të atyre ndërhyrjeve kirurgjikale nuk ka mundur të marrë pjesë”, tha Mickoski.

Kovaçevski, tha ai, mund ta shtrembërojë të vërtetën në LSDM dhe në mesin e kolegëve të tij në Qeveri, por fakti është se ai ka dezertuar.

“Unë jam tre vjet më i vogël se ai edhe unë kam magjistruar dhe jam paraqitur vullnetar në vitin 2003 dhe në vitin 2004 dhe kam kryer mandatin ushtarak në batalionin e gardës”, tha Mickovski, i cili sot ishte për vizitë në Veles.

Të fundit