24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski edhe me një “gogol” tjetër, sheh “lojë të fshehtë” për “shtet binacional”!

Kur është fjala për amendamentet kushtetuese, në tavolinë është edhe ridefinimi i karakterit të shtetit, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në forumin e mbrëmshëm partiak në Kumanovë me moto “Politikat rinore”.

“Ajo që është temë edhe për një periudhë më të gjatë janë ndryshimet kushtetuese. Dhe në këtë drejtim, dua të paralajmëroj për një rrezik tjetër, për një lojë të re të fatit dhe tradhti që e fut rrugën në një derë të vogël. Edhe më vrasës do të jetë funksionimi i saj, ekzistenca si shtet unitar”, tha Mickoski.

Ai theksoi se qeveria nuk po tenton të futë vetëm bullgarët në Kushtetutë, pa asnjë garanci për Maqedoninë e Veriut, por tenton të hap kutinë e Pandorës në këtë drejtim dhe, siç tha, “bënë lojë me ndryshimet kushtetuese dhe ridefinimi, karakterin e Maqedonisë përmes prishjes së unitaritetit të saj”.

Është e paqartë se në çfarë aludon saktësisht shefi i opozitares VMRO-DPMNE, përveç përhapjes së paranojës, histerisë dhe frikës për gjoja “ndarjen”, binacionalitetin apo federalizimin e Maqedonisë së Veriut, që në thelb është qesharake, që ai e fare mirë se për këtë do të duhej konsenzus i gjerë.

“Fatkeqësisht për nacionalistët, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, duhet të fillojë negociatat me BE-në, dhe është shtet i të gjithë qytetarëve të saj pa dallim kombi e feje, kjo është tanimë e firmosur, Marrëveshja Kornizë e Ohrit e ka kthyer Maqedoninë në një shtet të barabartë për të gjithë, nuk ka vend për ndarje dhe urrejtje ndëretnike në emër të nacionalizmit të rrejshëm. Askush përveç se në kokën e Mickoskin dhe forcave destruktiv anti-amerikane, anti BE, dhe pro ruse nuk e ka në agjendën këtë ide të Mickoskit. Nuk do të ketë as në të ardhmen, sepse para së gjithash nuk ka mbështetje nga interesi dhe diplomacia amerikane në Ballkan, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Indeks.mk

Në anën tjetër, gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Driton Zenku thotë se me këto deklarata VMRO-DPMNE e ka ndarë mendjen dhe deri në fund do të luajë rolin e subjektit destruktiv që rezulton të jetë i mirë-koordinuar me forcat e errëta politike me ndikim në Ballkan.

“Presidenti austriak, Aleksandar Van der Belen por edhe përfaqësues të tjerë të shteteve europiane dhe SHBA kanë kërkuar nga VMRO-DPMME që sa më parë të mbështetë ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme në procesin e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut. Por siç shihet, VMRO-DPMNE ka ndarë mendjen dhe deri në fund do të luajë rolin e subjektit destruktiv që rezulton të jetë i mirë-koordinuar me forcat e errëta politike me ndikim në Ballkan. Nga ky pozicion partia e Mickovskit nuk do të lëvizë. E vetmja shpresë mbetet mbizotërimi i arsyes tek deputetë të caktuar të partisë opozitare që dëshirojnë të shohin Maqedoninë e Veriut në rrugën e prorogresit evropian”, deklaroi Zenku për Indeks.mk

Ai theksoi se ashtu si me marrëveshjen me Greqinë, VMRO-DPMNE do të tenton të tregohet si partia “mbrojtëse” e interesit nacional dhe identitetit maqedonas.
“Mickovski duket që ka pranuar detyra nga Moska dhe nuk e ka ndërmend të ndryshon qasje”, nënvizoi ai.(Indeks.mk)

Të fundit