24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Ekspertët do të përballen me kallëzime penale

“DO TË DËSHTOJË NISJA E PROCEDURËS PËR HAPJEN E KUSHTETUTËS”

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka përsëritur qëndrimin partiak lidhur me ndryshimet kushtetuese. Theksoi se Qeveria nuk do ta ketë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, njofton KlanM.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se do të ketë përgjegjësi nga Qeveria. Kërcënoi me kallëzime penale për ekspertët që do të jenë pjesë e trupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese, pasi sic tha, do të paguhen e nuk do të punojnë asgjë.

“Ekspertët? Ata janë ekspertë? Nuk kam se cfarë të shtoj për lidhjet familjare në BDI dhe LSDM. Turpërohem nga turpi i tyre. Do të jetë edhe një politikë e pasuksesshme e Kovaçevskit e më pas do të ketë përgjegjësi penale për ata që do të marrin honorare dhe nuk do të punojnë asgjë” – tha Hristijan Mickoski.

Sipas Mickoskit, sic percjell KlanM, koalicioni i VMRO-DPMNE-së në parlament numëron 44 deputetë dhe nuk do të mbështesë nismën për hapjen e kushtetutës.

“Sa më parë ta mbyllim këtë temë. Kemi punë më të mëdha – na vjedhin, plaçkiten miliarda nga populli, shëndetësia është katastrofë, s`ka libra në shkolla. Është kjo edhe një politikë e Kovaçevskit, kurse unë e përsëris se do të ketë përgjegjësi. Se di sa seriozisht na kuptojnë, por për këtë do të ketë përgjegjësi” – deklaroi Mickoski.

Kreu I opozitës Hristijan Mickoski, sic njofton KlanM, shprehet I prerë se nuk pret asgjë nga grupi I punës për ndryshimet kushtetuese. Ai shprehet I bindur se nuk do të ketë sukses hapi I parë në Parlament – nisja e procedurës dhe konstatimi I nevojës për hapjen e Kushtetutës. /KlanMacedonia

Të fundit