29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski ik nga takimi i liderëve, Mickoski ik nga reformat, Mickoski e dëmton shtetin, por nuk do të arrijë ta dëmtoj përparimin

Hristijan Mickoski është i fokusuar vetëm në mbrojtje të kriminelit Nikolla Gruevski dhe për atë tenton t’i bllokojë reformat dhe t’i bëj dëm shtetit.

Mickoski ik nga takimi i liderëve.

Ka vërejtje për regjistrimin ndërsa nuk dëshiron të bisedojë. Mickoski dëshiron që vendi të mbetet pa regjistrim plot 18 vite, e përfaqëson krahun kriminal të VMRO-DPMNE-së që nuk dëshirojnë që vendi të zhvillohet.

Mickoski është kundër drejtësisë.

Në kohën kur funksionon sistemi gjyqësor në shtet dhe kemi drejtësi joselektive, kur të gjithë janë të njëjtë para ligjeve, Mickoski ik nga diskutimi për ligjin për prokurori publike.

Me gjysmë gojë kërkon zgjedhje të parakohshme, dhe nuk dëshiron të flet për përmirësimin e kodin zgjedhor, sepse e din që do të humb.

LSDM nuk do të lejojë që tentimet destruktive për pengim të përparimit dhe reformave që i bën Hrisitjan Mickoski dhe VMRO-DPMNE të kenë sukses.

Mbrojtja e krimeve të Nikolla Gruevskit nuk do të ketë sukses.

Përparimi do të vazhdojë, drejtësia do të përmbushet, Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë sukses.

Shkup, 19.07.2019

СДСМ
Центар за комуникации со јавноста

Të fundit