29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Janë të vogla shanset për koalicion parazgjedhor me parti shqiptare

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski sot deklaroi se për për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në koalicionin “Rindërtimi i Maqedonisë” mbesin partitë politike të cilat ishin pjesë e saj, si dhe negociatat me partitë e tjera politike të cilat janë të interesuara do të jenë pjesë e koalicionit.

Janë të vogla mundësitë, siç thotë, për koalicionin parazgjedhor me ndonjë nga paritë shqiptare, pas shembullit të sotëm të koalicionit të zyrtarizuar midis LSDM-së dhe Besës.

Nuk zbulon më shumë detaje për atë se çfarë negociojnë dhe dakordojnë me partitë politike dhe paralajmëroi se kur do të ketë koalicion zyrtar do të ketë marrëveshje të përbashkët dhe ai do të prezantohet para opinionit.

“Gjatë javës së ardhshme do të dalim me më shumë detaje. Partitë politike të cilat ishin pjesë e koalicionit “Rindërtim i i Maqedonisë” mbesin, port gjithashtu ka edhe subjekte politike të cilat negociojnë me ne. Pozicionet tona janë të qarta, parimore dhe nga këto pozicionet nuk ka devijim. E dëgjuam qëndrimin, kërkesat të cilat janë nga ana e subjekteve të[ ndryshme politike të cilat negociojnë me ne, ne i prezantuam pozicionet tona”, deklaroi Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të panelit për pritjet dhe sfidat për biznesin, në organizim Delegacionit të ekonomisë gjermane në vendin tonë.

I pyetur nëse do të ketë ndonjë nga partitë shqiptare në koalicionin e tyre, Mickoski u përgjigj se për momentin për këtë janë të vogla sheaset, ndërsa në komentin për koalicionin e zyrtarizuar midis LSDM-së dhe Besës u përgjigj “Me fat të mirë”.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE do të vazhdojë me protestat, Mickoski tha se nga LSDM-ja janë të frikësuar dhe se si justifikim e përdorin koronavirusin.

Në pyetjen e gazetarëve theksoi edhe se përgatitet për duelin e nesërm me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev.

“I kushtoj vëmendje të duhur dhe seriozisht i qasem”, tha Mickoski. .MIA.ar/

Të fundit