20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski ju bën thirrje qytetarëve që paratë për pushime verore t’i shpenzojnë në Maqedoni

Kreu i partisë maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, ju bëri thirrje qytetarëve të bëjnë pushim ne ëvend, për shkak se në këtë mënyrë ndihmohet ekonomia.

“Vjen vera dhe shumë familje me të drejtë vendosin dilemat se ku do ta kalonin pushimin vjetor ose fundjavën e vazhduar me më të afërmit. Secili ka të drejtë për pushim. Është diçka që secila familje e meriton”, thotë Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, çdo qytetar mund të ndihmojë në tejkalimin e krizës duke shkuar për pushime verore në Maqedoni, nëpër male apo liqene.

“Maqedonia në natyrën e saj dhe pasurinë e saj natyrore dhe kulturore ka çfarë të ofrojë. Jam i bindur se krahas kënaqësisë që do përjetoni në Maqedoni, do të ndihmoni edhe ekonominë, do të kontribuoni që njerëzit të ruajnë vendet e punës, ndërsa një vend pune i ruajtur është fitore e përbashkët, ndërsa fitore janë më shumë fat, për një të ardhme më të mirë”, tha Mickoski./Telegrafi/

Të fundit