Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në koherencë për shtyp sot foli për takimin e djeshëm me kryeministrin Zaev dhe për mosarritjen e marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike.
Mickoski thotë se LSDM dhe megafonat e kësaj partie mbrëmë dhe sot në mëngjes kanë thënë gënjeshtra.
Sipas tij bëhet fjalë për shpikje që kanë për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga arsyet e vërteta se pse nuk është arritur marrëveshja.
“Dje para meje ishin njerëz që nuk duan sundim të së drejtës, nuk duan drejtësi dhe ikin nga ballafaqimi me ligjit për shkak se puna e tyre mund të bëhet lëndë hetimi në prokurori. Të gjithë e dimë se nuk janë të pastër dhe janë deri në fyt në krim dhe korrupsion. Por, ta lëmë anash. Ne jemi serioz dhe duam ta njoftojmë opinionin për ditën e djeshme”, tha Mickoski.
Sipas tij, e vërteta është se dje lufta kryesore e Zaevit ka qenë mbrojtja e vetes, familjes dhe njerëzve të pushtetit.
Mickoski tha se Zaev është përpjekur të mbajë kontrollin në prokurori.
“Të mund të kontrollojë dhe menaxhojë, të urdhërojë, të mbyll raste. Ky kontroll i duhet të mos përgjigjet për rastin ‘Haraçi’. Luftonte për ikjen nga përgjegjësia e tij, familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve. Të mos arrihet deri tek Kiracovski, as tek Remenski dhe të gjithë të përfshirët në krim. Për këtë shkak nuk ka marrëveshje”, tha Mickoski./Telegrafi/