23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski nga Tetova: Këto zgjedhje janë zgjedhje për të ardhmen apo për padrejtësinë dhe korrupsionin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takim me qytetarët në Tetovë theksoi se në zgjedhjet e 15 korrikut qytetarët do të zgjedhin dy koncepte. Ai i porositi të pyeten nëse do të zgjedhin mes padrejtësive të deritanishme, turpit dhe korrupsionit apo, ndërkaq zgjedhja e tyre do të jetë nderi dhe njerëzit me dashuri ndaj Maqedonisë dhe zgjedhja drejt të ardhmes.

Ai i kritikoi kundërshtarët politikë se nuk kanë bërë asgjë nga premtimi gjatë 30 muajve të kaluar.

“Mundën, por nuk arritën rrogë prej 30 mijë denarëve, por në vend të kësaj e bënë maqedonasin qytetar të rendit të dytë. Prandaj ne me projektin Ripërtëritja obligohemi për së paku 25 për qind rritje të rrogave minimale dhe pensioneve, obligohemi për së paku 1000 kilometra rikonstruim të rrugëve, obligohemi për 1000 projekte, politika dhe masa, për të thithë diçka”, theksoi Mickoski.

Bartësja e listës në NJZ 6, Dafina Stojanoska para tetovarëve theksoi se janë para zgjedhjes për të qenë apo për të mos qenë.

“Lapsi për votim është shpata jonë për këto zgjedhje. Me po atë shpatë të themi JO, për marrëveshjet humbëse për Maqedoninë, me atë shpatë ta kthejmë dinjitetin për fëmijët tanë. Më 15 korrik vota të jetë klithmë e cila do të porositë se kemi të drejtë të jetojmë. Rruga drejt ripërtëritjes do të jetë e rëndë dhe do të duhet përkushtim. Ajo “rruga e tyre e drejtë” na solli drejt humnerës, por dashuria ndaj Maqedonisë na mbajti për këto 3 vite”, tha Stojanoska.

Kandidati për deputet nga Tetova, Aleksandar Veljanovski theksoi se Ripërtëritja të cilën e kryeson Hristian Mickoski është mënyrë për t’u kthyer dinjiteti.

Para banorëve të Tetovës folën edhe kandidatët e tjerë për deputetë nga komunat e rajonit të Tetovës. ab/

Të fundit