20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Nuk tërhiqem, do të luftoj deri në rrëzimin e kësaj qeverie

Kryetari i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme deklaroi se nuk ka ndërmend të dorëhiqet.

“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje por do të luftoj me gjithë forcën kundër këtyre strukturave destruktive siç janë të vetëshpallurit reformator”, tha Mickoski.

Mickoski sqaroi edhe formën se si mund të vihet deri tek një kongres i jashtëzakonshëm, me çrrastë tha se kongres të jashtëzakonshëm mund të thirr vetëm ai si lider i partisë apo me kërkesë të 50 për qind të Komitetit Ekzekutiv. Krejt tjetër sipas Mickoskit është e jashtëligjshme.

Mickoski deklaroi se subjekti i tij në Kuvend do të veproj si parti opozitare që do të kundërshtoj ashpër politikat e kësaj qeverie.

“Do të mbajmë mbledhje të Komitetit dhe do të diskutojmë për atë se çfarë vjeshte na pret dhe besoni se do të jetë një vjeshtë shumë e nxehtë për Zoran Zaevin.

Të fundit