28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Për shkak të ndotjes dhe pandemisë, të sëmurët kronikë të lirohen nga puna

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje që personat me sëmundje kronike të lirohen nga puna, për shkak të siç thotë, ndotjes së lartë të ajrit dhe pandemisë.

Ai kërkon nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, të marrin këtë vendim dhe t’i lirojnë nga puna të sëmurët kronikë.

“Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, paralelisht me pandeminë COVID, apeloj tek Qeveria, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Komisioni politik për Sëmundje Infektive, të sëmurët kronikë të lirohen nga puna. Sidomos ato me sëmundje në mushkëri të bardha”.

“Numri i të vdekurve në baza ditore tregon sa alarmante është gjendja, ndërsa rreth 80 përqind e të vdekurve, sipas pohimeve të institucioneve kanë pasur sëmundje kronike. Të vdekurit nuk janë vetëm numër, ata janë njerëz, fate, familje. Të shpëtojmë jetë, e kemi këtë mundësi”, ka shkruar Mickoski.

Ndryshe, sot pritet që Kuvendi të miratojë ndryshimet ligjore në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë, me çka mbajtja e maskës do të bëhet e obligueshme në ambiente të hapura.

Të fundit