14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Sa më gjatë që kjo qeveri të qëndroj në pushtet, aq më pak njerëz do mbeten në Maqedoni

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe njëherë kërkoi zgjedhje të parakohshme, sepse siç u shpreh ai sa më gjatë që kjo qeveri të qëndroj në pushtet, aq më pak njerëz do të mbeten në Maqedoni. Mickoski derisa komentoi alarmet për bomba akuzoi pushtetin për paaftësi në përballjen dhe zgjidhjen e këtyre incidenteve.

“Janë të paaftë, sistemi ka dështuar nuk dinë se çfarë bëjnë. Është koha për zgjedhje të parakohshme që të vijnë njerëz në institucione, njerëz që dinë se si të përballen me këto incidente. Sot është loja me bomba, nesër do të vij diçka tjetër, dhe kështu ne do të sillemi në rreth… Këto i mbajnë njerëzit në panik, në frikë, njerëz të paaftë. Me një fjalë, janë të paaftë andaj na nevojiten zgjedhje të parakohshme. Një gjë është e qarta sa më gjatë të qëndroj kjo qeveri, aq më pak njerëz do të mbeten këtu”, tha Mickoski./Alsat.mk

Të fundit