20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Së shpejti do të dihet koalicioni me të cilin do të dalë VMRO-DPMNE-ja në zgjedhje

Shumë shpejtë opinioni do ta dijë përbërjen e koalicionit me të cilën VMRO-DPMNE-ja do të dalë në zgjedhje, bëri të ditur sot lideri i partisë Hristian Mickoski.

Para takimit me kompanitë – anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë – Turqisë (MATTO), Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkëngjiten protestës së sotme prej para gjykatës, të cilën e organizon VMRO-DPMNE-ja. Ai iu bëri thirrje edhe të gjitha partive politike të cilat, siç tha, ishin të zëshme për veting dhe ndryshime në gjyqësor, sonte në protestë të qëndrojnë afër VMRO-DPMNE-së dhe bashkërisht të kërkojnë “padrejtësia që po ndodh në shtet, njëherë e përgjithmonë të ndalohet, të mos lejohet që të konvertuarit në politikë nga svarovski në Luj Uiton gjyqësorin të diktojnë se cilat do të jenë vendimet dhe gjykimet gjyqësore.

Ai iu dëshiroi LSDM-së dhe lëvizjes BESA që të merren vesh për koalicionin dhe të dalin bashkë në zgjedhje.

“Çdo ditë më pyesni për koalicionin. Nuk do të dëshiroja të flas me kë konkretisht negociojmë. Kur do të ketë ndryshim në bazë ditore, do ta njoftojmë opinionin. Negociojmë me shumë parti politike. Por, për ne është më me rëndësi ajo që më 12 prill, padyshim do të kemi koalicionin më të madh historik të fitores që nga pavarësia e Maqedonisë, e ajo është fitorja e koalicionit “Ripërtëritje e Maqedonisë”. Pas zgjedhjeve, pastaj, mund të negociojmë dhe të bisedojmë me të gjitha partitë politike”, theksoi Mickovski.

Ai shtoi edhe se kishte takime me të gjithë liderët politikë, përfshirë edhe Bilall Kasamin.

“Është logjike që kemi biseduar me Kasamin. Kemi biseduar në atë moment për atë që nuk bën në shtet. E shoh se tani bisedojnë me LSDM-në, supozoj se çka bën dhe se shndrisin. Iu dëshiroj që përfundimisht të merren vesh, fat dhe suksese në zgjedhje. Për ne është me më rendësi që të kemi zgjedhje korrekte dhe demokratike më 12 prill, por tani indikacionet janë se, vetëm se jo zgjedhjet do të jenë korrekte dhe demokrate”, potencoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Në lidhje me protestën e sotme, ai iu bëri thirrje qytetarëve që të harrojnë ngjyrën dhe përkatësinë partiake.

“Jetojmë në një kohë kur despotizmi është në majë të tij. E shohim dhe dëgjojmë se si montohen gjykatës dhe vendime gjyqësore edhe atë jo prej kujto qoftë, por flasim për Gjykatën Supreme. E shohim se si menaxhojnë dhe manipulojnë prokurorë specialë publikë. Do të ju përkujtoj, ai prokurori i njëjtë publik që ta ngrijë pronën e partisë politike. Hymë në zgjedhje, kemi më pak se pesëdhjetë ditë, prona e VMRO-DPMNE-së ende është ngrirë dhe ne praktikisht, hymë në këto zgjedhje të motivuar fuqishëm që të tregojmë se edhe pa atë”, është e sigurt dhe e madhe fitorja”, theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.MIA. fc/

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/200917037645634/

Të fundit