24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Të kthehet në procedurë kuvendore ligji për nivelizimin e pagave

Të kthehet në procedurë kuvendore ligji i propozuar për nivelizimin e pagave në arsim dhe administratë që të shmangen presionet sociale dhe të mos ketë greva, kërkoi sot nga Koçani kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Fillimisht do të ketë trazira sociale dhe greva. VMRO-DPMNE ka parashtruar ligj, me të cilin parashikohet nivelizim i të ardhurave të të punësuarve në administratë dhe arsim, konform koeficientit të kompleksitetit të vendit të punës dhe me rritjen e pagës minimale. Ne kemi paralajmëruar se do të arrihet deri te kjo, por në këtë Qeveri jokredibile nuk kishte kush të dëgjonte, për shkak të së cilës popullit i ka ardhur në maje të hundës nga politikanë, të cilët mbajnë llogari vetëm për buxhetin personal, por jo edhe për standardin e punëtorit dhe të qytetarëve. Muajin e kaluar inflacioni ishte 8.8 për qind në nivel vjetor dhe ky është nivel jashtëzakonisht i lartë që do t’i tejkalojë të gjitha projeksionet që i ka bërë Qeveria. Për këtë shkak, ligji duhet të kthehet në procedurë kuvendore dhe të pranohet propozimi i opozitës dhe i Sindikatës”, deklaroi Mickoski

Lidhur me hetimin e parë kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, Mickoski tha se të paktën që mund ta bëjë kryeministri Kovaçevski është që t’u kërkojë falje qytetarëve. Sipas Mickoskit, nuk ka mungesë, ndërsa shkalla e besimit në institucione është tetë për qind për shkak se qytetarët nuk besojnë në sundimin e drejtësisë.

Të fundit