28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: VMRO-DPMNE-ja nuk pranon ligj jokushtetues për Prokurorinë Publike

Disa nga nenet e ligjit të ri të propozuar për Prokurorinë Publike janë të papranueshme për VMRO-DPMNE-në sepse në disa raste shkelet Kushtetuta dhe Prokurorinë e vendos nën kontroll të pushtetit, theksoi sot në konferencën për shtyp kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickoski. Ai prezantoi një pjesë të vërejtjeve në opinion, ndërsa ato do të dorëzohen deri te përfaqësuesit e LSDM-së të cilët duhet t’i shqyrtojnë, e pastaj të merren vesh për takim.

Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se gjatë analizës së Propozim-ligjit partia ishte konsultuar me shumë ekspertë juridikë të cilët, siç tha, janë të gatshëm që t’i mbrojnë vërejtjet.

“Miratimi i një ligji cilësor për Prokurorinë Publike do të nënkuptonte zgjidhje për të cilën Zoran Zaevi dhe ekipi i tij do të duhet të përgjigjen dhe të dëshmojnë përgjatë një procedure transparente dhe ligjore për të gjitha akuzat për krim dhe afera. Pikërisht për këtë i fundit i cili ka interes në shtet për zgjidhje cilësore për Prokurorinë Publike është Zaevi. Dhe për këtë janë aq shumë të përqendruar drejtë obstruksioneve dhe frenimit të miratimit të zgjidhjes cilësore ligjore, por edhe vendosjen e propozim-ligjit i cili do të garantojë amnisti të krimit të pushtetit përmes kontrollit të plotë ndaj prokurorisë”, tha Mickoski.

Përsëri propozojnë, tha Mickoski, formimin e prokurorisë së veçantë me paga enorme të larta dhe shtesa të kastës së veçantë të prokurorëve të privilegjuar, e në dëm të prokurorëve në prokurorinë e rregullt.

“Propozojnë ligj i cili është antikushtetues dhe në kundërshtim me të drejtën penale. Me ligjin vendoset obligim i Këshillit të Prokurorëve Publikë që t’i transferojë prokurorët nga PSP-ja në kuadër të Prokurorisë së re për Krim të Organizuar, që është antikushtetuese dhe kundërligjore”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/793707704477839/

Të fundit