16/04/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickoski: Zaevi frikësohet nga humbja, nëse do të kishte një njollë të errët në të kaluarën time sot do të isha në një vend tjetër

Edhe pse nuk i justifikoj, i kuptoj Zoran Zaev edhe apologjetët e pushtetit, ata duhet ta defokusojnë opinionin nga temat e vërteta. Në mëngjes është fajtor Çulevi, pasdite unë. Ndërsa prapavija është tjetër. Çulevi ua zbuloi krimin, ndërsa unë ua them të vërtetën. Dhe nëse sot nuk e publikuan këtë, do të flitej për të vërtetën.

Ky është një hap dëshpërimi dhe gjendjes delikate emotive të Zoran Zaevit se qartë shihet edhe ka dëshmi të drejtpërdrejta se është përmbytur nga krimi , korrupsioni dhe zhvatja. Kjo është edhe mundësi që opinioni të shohë se nuk ka asgjë inkriminuese në ato regjistrime të publikuara.

Jam i bindur se nëse kishte të paktën një njollë të errët në të kaluarën time, sot do të isha në vend tjetër dhe nuk do të shkruaja këtë. Kjo më tregon vetëm një se Zaevi është i frikësuar nga humbja. Ndërsa e pret humbja. Dhe të mos i interpretojmë deklaratat ashtu siç palëve u përgjigjen.

Unë në këtë episod shoh shumë me qetësi dhe me qetësi të madhe, por edhe gëzim sepse u afrohet fundi, dhe ta dijë edhe Zaevi edhe instrumentet edhe emisarët e tij të cilët i dërgon me shpresë se diçka të mund të bihet dakord pas zgjedhjeve që të mos përgjigjet, sigurisht me dy punë, së pari me popullin do t’i fitojmë të gjithë së bashku dhe e dyta, nga përgjegjësia nuk ka ikje.

Hristian Mockoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Të fundit