29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickovski kërkon 61 deputetë për de-faktorizimin e partive politike shqiptare në bashkëqeverisje

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickovski, ka zgjedhur të përdorë kartën e nacionalizmit për të garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare nëse do të mbaheshin këtë vit. Ai po kërkon 61 deputet që partia e tij të jetë faktori kryesor në shtet, e më shumë se kaq të de-faktorizoj ndikimin e partive politike shqiptare të cilët do të jenë në bashkëqeverisje në rast të një fitoreje nga kjo parti.

Ndërkaq, nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja planifikon që në listat e ardhshme për deputetë të ketë edhe kandidatë shqiptarë, por pa parullën e “veteranit politik”, Zoran Zaev, “shoqëri për të gjithë”.

Mickovski duke iu referuar ndikimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, lidhur me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare tha se kjo nuk varet nga askush tjetër përveç marrëveshjes së tij me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Ndërkaq, Kovaçevski nuk mund të ishte kryeministër pa miratimin e BDI-së.

Mes tjerash ai thotë që e ardhmja e vendit duhet vetëm ta ndërrojë selinë nga BDI-ja të varet prej VMRO-së, harron që qytetarët janë ata që e kanë të ardhmen e vendit në dorë. Qytetarët të bëjnë kryeministër qytetarët të bëjnë azilant.

“Të ardhmen e Maqedonisë sonë do ta krijojmë në bazë të nevojave të qytetarëve. Prandaj kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse nuk do të lejojmë që në Reçicë të Vogël të krijohet e ardhmja. Jam i sigurt se në zgjedhje do t’i fitojmë 61 deputetë”, ka thënë Hristijan Mickovski, lider i VMRO-së në emisionin “Top Tema”

Por, e ardhmja e vendit krijohet në Kuvend, as në Reçicë e as në seli të VMRO-së, Kuvendi është vendi në themelet e të cilit është Kushtetuta e vendit. Nuk mund të jesh mbi Kuvend nëse nuk shkel mbi Kushtetutë, e nëse e shkel Kushtetutën mikut e udhërrëfyesit Gruevski duhet t’i kërkosh ta rezervojë një shtrat edhe për ty në azilinë e Hungarsië.

Të përgatitesh për zgjedhje të parakohshme parlamentare me një diskurs të nacionalizmit se do të bësh Qeveri vetëm me 61 deputet të VMRO-së, nënkupton që ende votuesin maqedonas e konsideron “dele” që hanë barë, sepse i madh e i vogël i moshuar e i ri e dinë të gjithë se pa shqiptarët nuk mund të ketë Qeveri.

Ndonëse, koncepti i njohur “shoqëri për të gjithë” i dështoi Zaevit dhe LSDM-së, pasi për shoqërinë maqedonase Zaev u shpall “tradhtar”, ndërkaq për shoqërinë shqiptare u shpall “mashtrues”, që vetëm shfrytëzoi votat shqiptare për të ardhur në pushtet, sërish trajtimi i shqiptarëve nga institucionet e vendit ishte po i ngjashëm me atë të qeverisjes së Gruevskit.

Por ky koncept i cili rezultoi të jetë i suksesshëm vetëm për një palë zgjedhjesh e që i shkaktoi edhe pensionim politik para kohe ish kryeministrit Zaev, por si duket do të përdoret po e njëjta formulë edhe nga Mickovski, sidomos pas lajmit që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare siç po kërkojnë nga kjo parti të jenë të parakohshme do të ketë edhe kandidat shqiptarë. Megjithatë, shqiptarët janë vetëdijesuar nga mashtrimi që e kishin e pësuar, ata kërkonin një politik pa dallim etnie që e bënë të “banueshëm” këtë vend, por edhe me qeverisjen e “shpëtimtarit” Zaev, ikja e të rinjve nuk kishte të ndaluar veçsa sa shtohej më shumë.

Ndryshe, tani jemi në rrethana tjera që një koncept ti tillë u provua e u besua nga shqiptarët me çka ia mundësuan marrjen e pushtetit LSDM-së, por që në fund u zhgënjyen e u dëshpruan shqiptarët, pa çka se edhe nga VMRO-ja do të ketë kandidatë që flasin shqip, shqiptarët nuk do të bëjnë gabimin e njëjtë. Sepse, kishin edhe deputetet shqiptarë nga LSDM-ja atë kohë shpëtimtare, por gjendja nuk ndryshoi pothuajse fare.

Parasegjithash, loja e Mickovskit tani mund të jetë më e rrezikshme se sa mund të paramendohet, për faktin se disa ditë pasi bëri publike kërkesën që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare i duhen 61 deputet, numër ky i nevojshëm për formim të Qeverisë, por ditë më vonë tha se partia e tij do t’i jap përparësi për bashkëqeverisje opozitës shqiptare.

Mes rreshtave kuptohet që lideri i opozitares maqedonase VMRO-DPMNE dëshiron të shfrytëzojë votuesin shqiptarë, duke nxjerrë disa shqipfolës nga kjo parti kandidatë për deputet, pastaj të jetë në gjendje që edhe vetë të krijojë Qeveri, karshi ndërkombëtareve e në respektim të kushtetutës të ketë në bashkëqeverisje një apo dy parti politike shqiptare, por që prezenca e tyre të jetë pa ndonjë ndikim, kryesisht për qëllim ka de-faktorizimin e partive politike shqiptare.

Kujtojmë se, nga 10 maji filloi bllokada e Kuvendit, ashtu edhe siç është paralajmëruar nga kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski. Kjo u bllokadë, pasoi pas kërkesës së këtij të fundit për takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me të cilin dëshironte të caktojë datë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, gjë që u refuzua nga Kovaçevski.

Ndonëse shkohet në zgjedhje të parakohshme nuk ka shpresë nga qytetarët për ndryshime drastike, sepse janë dëshmitarë përgjatë viteve që edhe nga ndryshimet që kanë ardhur pas zgjedhjeve ka pasur vetëm ndryshim figurash jo edhe të situatës e gjendjes së rënduar në shtet.

Bllokada në Kuvend do të jetë e dëmshme sepse shteti është në krizë të shumëfish dhe me një Kuvend jo funksional kriza veçse thellohet edhe më shumë, shumë ligje të rëndësisë së qytetarëve nuk do të mund të votohen, me fjalë të tjera deputetët nuk janë aktiv e nuk punojnë edhe për faktin se janë të zgjedhur të punojnë e përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

Kuvendi bllokohet kur qeveria është e arnuar me deputet të joshur për pushtet, e krijohet shumicë me pakicë që vetëm të qëndrojnë e të kenë pushtet, me fjalë të tjera vetëm qeveritë jo stabile mundësojnë bllokim Kuvendi e futje të vendit në krizë të shumëfish, në rrugë pa dalje./zhurnal.mk

Të fundit