23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mickovski reagon për arrestimet e Veljanovskit, Ristovskit dhe Janakievskit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka reaguar pas marrjes në pyetje të ish- kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski, dhe ministrave Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski. Ai akuzon kryeministrin Zoran Zaev dhe qeverinë aktuale për përndjekje politike.

Despoti Zaev po e sheh fundin e tij dhe tani është më i rrezikshëm, për këtë arsye po ndërmerr hapa për përhapjen e frigës tek qytetarët, për këtë arsye edhe po arreston në bazë të deklaratave të njerëzve të dyshimtë, pa fakte. Këta njerëz nuk janë fajtor. Ne e dimë se këtu nuk është problemi as tek Spire, Trajko, Mile apo Nikolla. Këtu problemi është despotit Zoran Zaev dhe shantazhet e tij, dhe sulmet totalitare të tij”, tha mes tjerash Mickoski.

Ndryshe, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion sonte ka hapur procedurë hetimore për pesë persona, gjegjësisht, ish kreun e Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski të cilët dyshohen se kanë organizuar ngjarjet e dhunshme në Kuvend me 27 prill të vitit 2017. Dy personat e tjerë sipas informacioneve jozyrtare janë ish- kryeministri Nikolla Gruevski, ish-agjenti i DSK-së Nikolla Boshkovski.

Në orën 18:00 në Gjykatën Penale u morën në pyetje Veljanovski, Ristovski dhe Janakieski. Veljanovski menjëherë pas përfundimit të bisedës është liruar meqë gëzon imunitetin e deputetit, kurse Janakieski dhe Ristovski vazhdojnë të merren në pyetje në Gjykatën Penale.

Të fundit