28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mijëra puntorë s’kanë marrë K-15

SELAMI: KA KEQPËRDORIME POR PUNËTORËT LE T’I PARAQESIN TE INSPEKTORATI

Kanë mbetur vetëm dy ditë deri në fund të vitit kalendarik, por mijëra punëtorë ende nuk e kanë marrë K-15 gjegjësisht regresin vjetor, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për të Ardhura publike. Kjo e drejtë është e disponueshme për çdo punonjës që ka qenë në një kompani për më shumë se gjashtë muaj. Sipas ligjit duhet të paguhet së paku 40 për qind nga paga mesatare aktuale, e cila tani është 31.831 denarë, që do të thotë se K-15 këtë vit është më së paku 12.740 denarë.“Apeloj tek të gjithë punëtorët aty ku nuk janë të paguar t’i paraqesin rastet te Inspektorati i Punës ato punëdhënës që nuk ua paguajnë por edhe rastet kur punëdhuësi ua jep K15 pasaj ua merr, punëtorët le t’i paraqesin dhe t’i denoncojnë ato punëdhënës” – tha AbdylSamet Selami, zv/drejtori i DAP-it

Shumica e punëtorë të cilët nuk janë të organizuar me sindikata në ndërmarrjet ku punojnë, nuk kanë marrë K15. Të drejtë të K15 kanë të gjitha ndërrmarjet të cilët kanë kontrata kolektive.

“Në këtë periudhë krize prandaj edhe u apeloj të gjithë drejtorët e kompanive private, drejtoritë dhe institucionet shtetërore që të bëjnë pagesën e K15. Ne si DAP kompetencat për kontrollet për pagesën e K15 nuk i kemi por jemi në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe i japim të gjitha të dhënat për atë se kush ka bërë pagesën” – tha AbdylSamet Selami, zv/drejtori i DAP-it.

Ndryshe këtë vit deri më 20 dhjetor gjithsjej 222 mijë e 599 punëtor kanë marrë K15. Gjegjësisht 191 mijë e 580 punëtor kanë marrë K 15 me shumë prej 10 mijë denarëve, 11 mijë e 240 kanë marrë prej 9-10 mijë denarë dhe 19 mijë e 779 kane marrë 9 mijë denarë. Vitin e kalur gjithsej 316 mijë 926 punëtor që kanë marrë mbi 10 mijë denarë, 25 mijë e 188 kanë marrë prej 9 deri 10 mijë denarë dhe 6 mijë e 606 punëtorë kanë marrë më pak se 9 mijë denarë. /KlanMacedonia/

Të fundit