23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Milloshoski në Prokurori do t’i dorëzojë incizimet që i ka publikuar në konferencën për shtyp

Deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare, Antonio Milloshoski, sot në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet t’i dorëzojë incizimet që të dielën i publikoi në konferencën për shtyp lidhur me ish-kryeministrin Zoran Zaev.

Milloshoski në konferencë për shtyp e publikoi audioincizimin e dytë, në të cilin, siç tha, dëgjohet zëri i Zaevit, si ai si kryeministër ka sjell vendime në emër të Gjykatës supreme dhe të PSP-së dhe se ishte në marrëveshje të fshehtë me ish-prokuroren speciale publike Katica Janeva për të gjitha vendimet e saja.

Bombën e parë, Milloshoski e lëshoi gjatë debatit në Komisionin kuvendor për çështje evropiane, në të cilën u shqyrtua Propozim-ligji për Prokurorinë publike, Në incizim, gjoja, Zaev ka biseduar me një persona tjetër për financim të televizionit të të akuzuarit të parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski. .

MEDIAL.mk

Të fundit