25/06/2022
20.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Milloshoski shpërndan shkrimin e Osmanit: Dorëheqje, s’ka nevojë për arsyetim me kllapa

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka shpërndarë shkrimin e sotëm të ministrit të Jashtëm Bujar Osmani, duke shtuar në mbishkrim se propozimi francez përhapjen e negociatave me BE-në është joparimor, ndërsa Milloshoski tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Osamni kanë qenë të përfshirë në formësimin e këtij dokumenti.

“Maqedonia mori propozim joparimor dhe poshtërues për kornizë negociuese, plot me çështje të imponuara bilaterale dhe vështrim në të kaluarën. Është fakt se Kovaçevski dhe Osmani në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga publiku. Prandaj nuk ka nevojë as për dy fjalë dhe as për arsyetim me kllapa. Mjafton një fjalë. Dorëheqje!”, ka shkruar Milloshoski.

Të fundit