29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri Arbër Ademi priti në takim ambasadorin Gjergj Dedaj

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot ka pritur në takim pune ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedajn.Transmeton TV KOHA.

Ademi dhe Dedaj gjatë takimit kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm të të dyja vendeve duke vlerësuar se një bashkëpunim i tillë duhet dhe do të thellohet edhe në të ardhmen në projekte te ndryshme në sferën e arsimit.

 

Gjatë diskutimeve me ambasadorin Dedaj, ministri Arbër Ademi, ka theksuar gjithashtu se Republika e Kosovës është njëri ndër partnerët tanë të rëndësishëm në sferën e arsimit, prandaj është i rëndësishëm edhe intensifikimi dhe thellimi i bashkëpunimit arsimor si në rrafshin bilateral ashtu edhe multilateral përmes shkëmbimit të përvojave dhe angazhimit në programe të  ndryshme nga sfera e arsimit./TV KOHA/

Të fundit