19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri Arjanit Hoxha jep lajmin, Qeveria dritë jeshile për investimi 22 milionë euro për digën e Sllupçanit

Me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë he Ekonomisë së Ujërave kaloi në Qeveri informata për t’u aprovuar procedura e tenderimit disa vjeçar për ndërtimin e digës “Lumi i Sllupçanit.

Lajmi u konfirmua nga Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha.

Sipas tij, investimi duhet të realizohet brenda 4 viteve me një vlerë totale prej rreth 22 milion euro. (1.342.000.000 den).

“Ky është investimi më i madh kapital që do ndodhë ne Komunën e Likovës me çka pritet zgjidhje e plotë e problemit me ujë të pijshëm dhe ujin për ujitje të tokave bujqësore!”, nënvizoi ministri Hoxha.(INA)

Të fundit