16/04/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri Azir Aliu: Harmonizimi i legjislacionit nacional të mediave do ta përmirësojë konkurrencën në tregun mediatik

U mbajt seanca e parë publike lidhur me Propozim-ndryshimet e Ligjit të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale

13.03.2023, Shkup

Nën organizimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), sot u mbajt konsultimi i parë publik lidhur me Projekt-versionin e parë të Propozim-Ligjit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Në këtë event, morrën pjesë një numër I konsiderueshëm i përfaqësuesve të faktorëve të ndryshëm nga ekosistemi mediatik, të cilët kishin mundësinë të japin komentet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me Projekt-Versionin e parë.

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Adminustratës – Azir Aliu, e theksoi angazhimin e Ministrisë dhe të Qeverisë për të krijuar një hapësirë ku nëpërmjet politikave dhe zgjidhjeve ligjore, mediat do të mund të theksojnë edhe më tepër profesionalizmin e tyre dhe do të punojnë në përputhje me etikën, moralin dhe standardet profesionale.

Aliu rikujtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, në rrugën drejt BE-së, ka për obligim të inkorporojë të drejtën e BE-së në kornizën ligjore nacionale në të gjitha sferat relevante, dhe në këtë këndvështrim edhe obligimin lidhur me harmonizimin e legjislacionit mediatik nacional me të drejtën e BE-së dhe të standardeve mediatike.

“Detyrat reformuese, të cilat i kemi para nesh përfshijnë dhe nevojitjen e harmonizimit të legjislacionit nacional mediatik me Direktivën e Shërbimeve Mediatike Audiovizuale (2010/13/BE, të plotësuara me 2018/1808/BE). Fakti është se legjislacioni ynë duhet të përditësohet për të pasqyruar në mënyrë adekuate përmbajtjen aktuale të Direktivës së ASHMAA-së dhe standardeve të tjera evropiane.

Si obligim i shtetit, kjo buron nga Marrëveshja e Asocimit. Përveç kësaj, nevojitja për harmonizimin e legjislacionit nacional me Direktivën ASHMAA-së lidhet edhe me një mundësi tjetër jashtëzakonisht të rëndësishme – pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në programin ,,Evropa kreative” të Komisionit Evropian. Më lejoni t’ju kujtoj se Komisioni Evropian ka vendosur afat të ri për respektimin e Direktivës së ASHMAA-së dhe afati përfundon më datë 31 maj 2023.

Komisioni duhet t’i marrë të gjitha informacionet e nevojshme, të cilat konfirmojnë se Maqedonia e Veriut i përmbush kushtet e Direktivës. Në të kundërtën, situata mund të shpie deri në vendimin për suspendimin e pjesëmarrjes në segmentin MEDIA dhe në Segmentin Ndër-sektorial të Programit ,,Evropa kreative”, – theksoi mes tjerash ministri Aliu në fjalimin e tij hyrës.

Në Konsultimet e sotme publike, paraprinte dhe eventi publik i datës 25 janar 2023, në të cilin u prezantuan ndryshimet e pasqyruara nga Direktiva e shqyrtuar, me qëllim që të dëgjohen pikëpamjet dhe opinionet e spektrit më të gjërë.

Të fundit