25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri Besimi ia dorëzoi zyrtarisht Propozim-buxhetin për vitin 2021, kryetarit të Kuvendit

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot e dorëzoi Propozim-buxhetin për vitin 2021 kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe në këtë mënyrë simbolikisht u shënua hyrja e Propozim-buxhetit në organin më të lartë legjislativ. Propozim-buxheti për vitin 2021 i paraqitet Parlamentit në kohë, madje edhe më herët se afati i parashikuar me procesin e buxhetit, transmeton Portalb.mk.

Ministri i financave Besimi në takim theksoi se në drejtim të pavarësisë së buxhetit të Kuvendit – propozimi i paraqitur nga Kuvendi është përfshirë në Propozim-buxhetin për vitin 2021, siç është dhënë nga organi legjislativ pa asnjë ndërhyrje.

“Me buxhetin për vitin 2021 bëhen ndryshime sistematike që do të hedhin bazat për një veprim më strategjik, afatgjatë dhe më transparent të financave publike në të ardhmen, më saktësisht me financat SMART. Ky buxhet vendos një koncept të ri të planifikimit afatmesëm – më saktësisht një kornizë 5-vjeçare për projektet kapitale, rritjen dhe deficitin. Me këtë do të forcohen kapacitetet për planifikim, por edhe për realizimin e synimeve. Do të krijohen gjithashtu mekanizma për të matur ndikimin e projekteve në ekonomi, si dhe një sistem shpërblim dhe ndëshkim për ata që performojnë mirë dhe për ata që dështojnë”, theksoi Besimi.

Propozim-buxheti për 2021 parashikonn fonde për ballafaqim me krizën-Covid, përkrahje për shëndetësinë, përkrahje për ekonominë dhe reforma sistematike në gjyqësor dhe integrime euro-atlantike. Kjo do të arrihet përmes strategjisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjes së përshpejtuar (e cila përmban katër shtylla – 1. Ballafaqimi me krizën Covid, 2. rritje e qëndrueshme dhe e gjelbër, 3. konkurrencë në sektorin privat dhe 4. kapital njerëzor), si dhe politika fiskale konsolidimi në periudhën afatmesme.

Rishikimi i buxhetit, mes tjerash siguron edhe mjete:

Për zbatimin e pakos së katërt të masave për: mbështetje financiare për punëdhënësit për pagesën e pagave në muajin tetor, nëntor dhe dhjetor 2020,
Mbështetje financiare për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve të prekur nga Covid – 19,
Mbështetje për prodhuesit, përpunuesit dhe eksportuesit e rrushit, verës me shumicë dhe verës në shishe,
Skema e garancisë shtetërore dhe garancisë doganore përmes Bankës Zhvillimore,
Grante për agjencitë turistike, këndet e lojërave dhe restorantet për dasma,
Mbështetje të veprimtarisë për udhëzuesit e agjencive turistike të regjistruara si ushtrues të pavarur,
Kthim i taksës turistike për vitin 2019 dhe kthim i mjeteve nga “Fundjavë pa TVSH”.
Rishikimi i buxhetit, i cili këtë vit është bërë për herë të dytë për shkak të krizës së shkaktaur nga pandemia me koronë, u votua më 4 nëntor në Kuvend.

Të fundit