19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministri Hoxha viziton VezëSharri, kjo kompani është një histori suksesi

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha, sot ka vizituar kompaninë VezëShari e cila që nga viti 2000 është një histori suksesi.
“Me kalimin e viteve, kompania në kontinuitet është rritur dhe ka zgjeruar veprimtarinë edhe me dy kompani të tjera: kapaciteti përpunues LEKER e destinuar për prodhimin e produkteve të mishit të pulës dhe ELEKTRO SHARRI – kompani për prodhimin e biogazit dhe energjisë elektrike.” tha ministri Hoxha.
Arjanit Hoxha
Në vendin tonë ka shumë shembuj të historive të suksesit në biznesin e prodhimit bujqësor. I tillë është shembulli i ndërmarrjes “Vezë Sharri”, historia e së cilës filloi në vitin 2000 dhe ka hapëruar drejt suksesit deri më sot. Nga një fermë e vogël për zogjtë njëditorë deri në pula të gatshme për të bërë vezë, sot kjo kompani ka një rrjet të gjerë shpërndarjeje dhe eksporton vezë në vendet e BE-së dhe tek forcat ushtarake të NATO-s. Me kalimin e viteve, kompania në kontinuitet është rritur dhe ka zgjeruar veprimtarinë edhe me dy kompani të tjera: kapaciteti përpunues LEKER e destinuar për prodhimin e produkteve të mishit të pulës dhe ELEKTRO SHARRI – kompani për prodhimin e biogazit dhe energjisë elektrike.
Sot vizitova të tre këto degë të kompanisë. Ato janë konfirmim që me një ide të mirë, dëshirë dhe përkushtim të mirë mund të ndërtohet biznes i suksesshëm. Historia e tyre le të jetë motiv për të gjithë të rinjtë që duan të punojnë në sektorin e bujqësisë.
Shembuj të këtillë janë motiv edhe për mua, që përmes punës dhe përkushtimit tim bashkërisht të ndërtojmë një bujqësi evropiane, kurse histori suksesi si kompania VEZË SHARRI të ketë edhe më shumë.

Të fundit