26/05/2022
20.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgënjeshtron pohimet e UNSHM- së se platforma online kushton 15,5 milion euro

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgënjeshtron pohimet e UNSHM- së se
platforma online kushton 15,5 milion euro informon TetovaSot. MASH sikurse paraprakisht ka njoftuar
opinionin se platforma online është tërësisht pa pagesë dhe është prodhim i punës
së përbashkët të përfaqësuesve të Fakultetit të shkencave informatike dhe
inxhinierisë kompjuterike, Byros për Zhvillimin e Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe
Shkencës dhe se për krijimin e tij nuk është shpenzuar asnjë denarë. Platforma
është funksionale dhe nga fillimi i vitit deri më tani 80 % e nxënësve të shkollave të
mesme dhe fillore me sukses e ndjekin mësimin dhe janë të kënaqur me modelin e
ofruar. Të tjerët rreth 20% nuk kanë problem me platformën por me lidhjet e internetit
ose me pajisjet për çka MASH-i është në koordinim me kryetarët e komunave dhe
drejtorët e shkollave për zgjidhjen e këtyre sfidave.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe një herë falënderon për entuziazmin e të
gjithë personave të përfshirë në krijimin e platformës për të siguruar mësimin në
distancë në kushte të pandemisë .Tetova Sot

Të fundit